image Malishevë/ Nga depresioni tentoi të vritej duke u hedhur në bunar

Siguri

Malishevë/ Nga depresioni tentoi të vritej duke u hedhur në bunar

news image

Për shkak të gjendjes së rëndë depresive, një person në Malishevë tentoi t’ia marrë jetën vetes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Imer Krasniqi” në Malishevë, dje rreth orës 08:00.

Gazeta mëson se për shkak të gjendjes me depresion, ai tentoi të vetëvritej duke u hedhur në një bunar, por familjarët e panë dhe e penguan të kryejë këtë veprim.

I njëjti, siç mëson Sinjali, është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë. /Gazeta Sinjali/