image Malishevë: Gjuajnë me armë zjarri gjatë ahengut familjar dhe postojnë videon në rrjete sociale

Siguri

Malishevë: Gjuajnë me armë zjarri gjatë ahengut familjar dhe postojnë videon në rrjete sociale

news image

Tre persona janë arrestuar në fshatin Tërpezë të Malishevës gjatë të martës, pasi që dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personat e arrestuar kanë postuar disa video incizime në rrjetet sociale duke shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Po ashtu, në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga të arrestuarit janë konfiskuar dy pistoleta me gas dhe një fishek, kurse me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Fsh. Tërpezë, Malishevë,29.12.2020-19:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, në bazë të video incizimeve të postuara në rrjetet sociale gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri. Nga të njëjtit janë konfiskuar dy pistoleta me gas dhe një fishek. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Sinjali/