Në shkollën fillore “Ramadan Morina” në fshatin Domanek të Malishevës, gjatë së premtes ra një shtresë e tavanit.
Si rrjedhojë, nxënësit të cilët ishin duke e mbajtur mësimin në njërën klasë, u larguan menjëherë jashtë duke u vendosur në një klasë tjetër.
E dy nga fëmijët morën trajtim mjekësor në Emergjencën e qytetit, ku sipas mjekut kujdestar, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Ndërkaq, drejtori i shkollës, Hazir Kastrati, tha se sanimi i pjesës së dëmtuar do të bëhet gjatë së shtunës, raporton KlanKosova./GazetaSinjali/