Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, 2 Korriku dhe Malisheva kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore, shkruan Sporti në Sinjali.
Kjo ndeshje është zhvilluar në Prishtinë, teksa fituar kanë shënuar mysafirët me rezultatin 0-3.
Golat për skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi u shënuan nga Armend Abazi, Edon Koxha dhe Altin Aliu.
Vlen të theksohet se këto dy skuadra bëjnë gara në Ligën e Parë. Malisheva në grupin A, kurse 2 Korriku në grupin B.