image Mali i Zi goditet nga tërmeti

Rajon

Mali i Zi goditet nga tërmeti

news image

Mali i Zi është goditur nga një tërmet i fortë, me një madhësi prej 4.5 shkallësh derisa epiqendra ishte 14 kilometra nga Herceg Novi.

Tërmeti godit Malin e Zi rreth orës 01:20 të ditës së sotme, teksa mediat në Malin e Zi raportojnë se shumë qytetarë e ndien tërmetin dhe disa u zgjuan

Tërmeti zgjati për rreth 10 sekonda dhe zhurma e alarmeve të veturave në qytet u ndez ndërsa dritaret e shtëpive po dridheshin, librat po binin nga raftet.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet./Gazeta Sinjali/