Mali i Zi e ka shpallur person “non grata” ambasadorin serb, Vladimir Bozovic, përcjellë Gazeta Sinjali.
Sipas mediave serbe, Ministria e Punëve të Jashtme në Malin e Zi ka njoftuar se kanë shpallur Bozovcin person “non grata”, madje kanë kërkuar që ai të largohet nga Mali i Zi.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se ai është paralajmëruar disa herë verbalisht.
“Pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjelljeve dhe deklaratave të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e një sjelljeje të tillë”, thuhet ne reagimin e ministrisë duke shtuar se ai ka nënçmuar shtetin që i dha mikpritjen diplomatike.
Sipas MPJ-së malazeze ai po ashtu ka poshtëruar organin më të lartë legjislativ dhe përfaqësues Parlamentin e Malit të Zi.
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi e informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një shënim, dhe shënimi do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhovci”, thuhet në njoftim.