Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka pranuar një donacion të vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, shkruan Gazeta Sinjali.
Mehaj ka theksuar se ky donacion është i vlefshëm sepse dëshmon përkrahjen e plotë në kohë krize nga miqtë dhe partneret malazez.
“Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac. Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Facebook./Gazeta Sinjali/