image Malala në ballinën e revistës prestigjioze Vogue

Bota e Yjeve

Malala në ballinën e revistës prestigjioze Vogue

news image

Fituesja  e çmimit Nobel për Paqe është fytyra e re e revistës Vogue e cila do të dalë në muajin korrik, transmeton Gazeta Sinjali.

E veshur me pantallona dhe këmishë ngjyrë të kuqe si dhe një shami ngjyrë blu, 23 vjeçarja Malala Yousafzai, ka pozuar për revistën për të cilën ka dhënë një intervistë  ku ka thënë se të shkuarit në universitet i ka dhënë asaj kohë për vete.

“E kam shijuar çdo moment sepse kurrë më parë nuk jam shoqëruar me njerëz të moshës sime”, ka thënë Malala për revistën Vogue.

Malala është përpjekur për edukimin e vajzave për më shumë se një dekadë. Ajo ishte 14-vjeçare kur ishte qëlluar me plumb në kokë nga ushtarët talebanë, pasi po bënte thirrje për edukimin e vajzave në Pakistan.

“E njoh fuqinë që një vajzë e re ka në zemrën e saj kur ka një vizion dhe mision, dhe shpresoj se çdo vajzë që sheh këtë ballinë ta dijë se ajo mund ta ndyshojë botën”, ka shkruar Malala në Twitter.

/GazetaSinjali/