image Makarona të pjekur me proshutë dhe brokoli

Recetë/ Makarona të pjekur me proshutë dhe brokoli

news image

Nëse dëshironi të përgatitni një darkë të shpejtë dhe shumë të shijshme, ju rekomandojmë recetën e makaronave të pjekur me proshutë dhe brokoli.

Kjo recetë përgatitet për 60 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për gjashtë persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Përbërësit: 400 gr makarona, 280 gr brokoli (i ngrirë), 1 lugë gjelle vaj ulliri, 2 filxhanë proshutë, 425 gr salcë, piper i zi, 1 filxhan djathë dhe
1/2 filxhan qumësht (me 2% yndyrë).

Përgatitja: Nxeni paraprakisht furrën në 175 gradë C. Lyeni me yndyrë një pjatë pjekjeje. Lëreni të vlojë një tenxhere të madhe me ujë të kripur lehtë. Gatuani makaronat në ujë të vluar, duke i trazuar herë pas here, derisa të zbuten por jo shumë, rreth 10 minuta. I kulloni. Shkrijeni brokolin në një furrë me mikrovalë derisa të mundeni ta ndani atë në copa të vogla.
Nxeni vajin e ullirit në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren. Në vaj të nxehtë gatuani dhe trazoni proshutën e prerë në formë kubike derisa fundet dhe anët e proshutës të fillojnë të marrin ngjyrë kafe, për rreth 10 minuta. E përzieni në brokoli dhe i gatuani, duke i përzier derisa të largohet uji i tepërt që mund të kenë edhe proshuta, edhe brokoli të jenë të nxehtë. Hidhni salcën dhe qumështin dhe i trazoni për t’i përzier, duke i spërkatur me piper dhe shtoni makaronat e gatuara. Trazoni çdo gjë së bashku për të mbuluar makaronat me salcë dhe i leni të zihen.
Përhapni përzierjen e makaronave që lëshon flluska në pjatën e përgatitur për pjekje, duke i hedhur sipër djathë të copëtuar dhe i pjekni në furrën e nxehur që më parë derisa tava të jetë e nxehtë dhe djathi të jetë shkrirë dhe të ketë filluar të marrë ngjyrë kafe, për rreth 30 minuta./Gazeta Sinjali/