image Majori amerikan me ushtarë të tjerë shkuan sot në xhami të Prishtinës

Kosovë

Majori amerikan me ushtarë të tjerë shkuan sot në xhami të Prishtinës

news image

Një xhami të Prishtinës, e ka vizituar sot Major Paul Girdley, me disa ushtarë të tij nga Kampi i Bonstillit.

Imami i xhamisë, në këtë takim u shpreh mirënjohës ndaj SHBA-së, për atë se çfarë ata kanë bërë për Kosovën. Ai e quajti këtë ditë si ditë historike dhe të veçantë.

‘’Ne jemi shumë mirënjohës ndaj SHBA-ve për çdo gjë ata kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë. Kosova nuk ka aleat partner e mikë se sa SHBA-të, andaj e lus edhe zotin e madhëruar që ti kemi përherë këta miq. Me prezencën e me mbështetjen e tyre sot kemi nderin të kemi mysafir një grup nga kampi amerikan Bonstill. Disa miq tan që i prinë miku im, Kapelani Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë të cilëve i falënderojmë shumë për vizitën.  Pa dyshim kjo vizitë për neve është ditë historike ditë e veçantë , ditë që do ta mbajmë në mënd gjatë. Miq të tillë pa dyshim se ja shtojmë  vlerën shtëpisë ton , vendit tonë dhe natyrisht që xhamia është e hapur për çdo krijesë të zotit’’, tha Imami.

Ndërsa Kapelani Major Paul Girdey, tregoj se ai i inkurajon ushtarët e tij të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit, duke cekur se qëllimi i tyre është liria fetare në ushtri dhe në kombin tonë.

“Si Kapelan unë i inkurajoj ushtarët që të jenë të sinqertë dhe të pasionuar ndaj traditave të tyre të besimit. Unë gjithashtu u shërbej ushtareve dhe ofroj një shërbim adhurimi javor sipas traditave, vlerave dhe bindjeve të mia të besimit. Ashtu si pemët e pyllit që prodhojnë lloje të ndryshme të frutash po ashtu edhe ushtarët tanë e bëjnë një gjë të tillë. ky është qëllimi i lirisë fetare në ushtrinë dhe kombin ton” tha Kapelani Girdey.

Në këtë vizitë që iu bë Imamit të xhamisë në Prishtinë, i pranishëm ishte edhe drejtori për sport në Prishtinë Granit Rugova.

/GazetaSinjali/