Reperi i njohur Majk, ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me Bardhin, të titulluar “Përgjithmonë”.
Kënga është pritur shumë mirë nga publiku, pasi në vetëm 10 ditë ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube.
Ka qenë vetë, Majk ai i cili së fundmi ka ndarë në InstaStory një pamje të statistikave, të cilat dëshmojnë se përqindja më e madhe e klikimeve vjen nga zonat e banuara me shqiptarë. Ai gjithashtu ka lëshuar edhe një thumb për të gjithë kolegët e tij.
“Hala në garë me këta që kanë ‘klikime reale’ prej Ugandës, prej Uzbekistanit, Pakistanit, Indonezisë e ku ta di”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë, duke ironizuar të gjithë kolegët që blejnë klikime./abcnews.al