Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se situata në Ukrainë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se Franca do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Rusisë përmes sanksioneve.
“Situata po përkeqësohet çdo ditë. Njerëzit vdesin, ne nuk kemi arritur të marrim një armëpushim“, tha Macron për televizionin LCI.
Rusia njoftoi të hënën “korridore humanitare” të reja për të transportuar ukrainasit e bllokuar nën bombardimet e saj – në vetë Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusi, një veprim i cili u denoncua menjëherë nga Kievi si një marifet imoral.