image Macron shpreh solidaritetin e Francës me Izraelin: Vajtimi na bashkon

Botë

Macron shpreh solidaritetin e Francës me Izraelin: Vajtimi na bashkon

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu sot në Tel Aviv “solidaritetin” e Francës me Izraelin, duke theksuar se të dy vendet “i bashkon zija” pas sulmit të përgjakshëm nga lëvizja islamike palestineze Hamas më 7 tetor në tokën izraelite.

“Vajtimi na bashkon me Izraelin. 30 bashkatdhetarë tanë u vranë më 7 tetor. Nëntë të tjerë janë ende të zhdukur ose mbahen peng.

Në Tel Aviv, familjeve të tyre, u shpreha solidaritetin e kombit”, ka shkruar presidenti francez në platformën X.

Macron mbërriti sot në Tel Aviv për të shprehur “solidaritetin e plotë” të Francës me Izraelin në ditën e 18-të të luftës që shpërtheu me një sulm të përgjakshëm nga Hamasi.

Gjatë kësaj vizite njëditore, Macron pritet të bëjë thirrje për armëpushim. Sipas presidencës franceze, ai pritet gjithashtu të bëjë thirrje për “mbrojtjen e popullatës civile” brenda Rripit të Gazës të kontrolluar nga Hamasi.

Në aeroportin e Tel Avivit këtë mëngjes, Macron u takua me familjet e izraelitëve francezë ose francezë të vrarë në sulm ose të mbajtur peng në Rripin e Gazës./abcnews.al

/GazetaSinjali/