image Macron: Rusia e ka humbur gjeopolitikisht luftën e saj ndaj Ukrainës, po shndërrohet në një shtet vasal të Kinës

Botë

Macron: Rusia e ka humbur gjeopolitikisht luftën e saj ndaj Ukrainës, po shndërrohet në një shtet vasal të Kinës

news image

Rusia “tashmë e ka humbur gjeopolitikisht” luftën e saj në Ukrainë dhe po shndërrohet në një shtet vasal të Kinës, tha presidenti francez Emmanuel Macron në një intervistë për gazetën Opinion të botuar të dielën, raporton Associated Press.

“De fakto, ajo ka hyrë në një formë nënshtrimi në lidhje me Kinën dhe ka humbur aksesin e saj në Balltik, gjë që ishte kritike, sepse nxiti vendimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n”, tha Macron.

“Kjo ishte e paimagjinueshme vetëm dy vjet më parë. Pra, është tashmë një disfatë gjeopolitike”, tha Macron përpara vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Paris më vonë të dielën.

“Të jemi të qartë, Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë ushtarakisht. Pra, na takon ne të shohim se si t’i ndihmojmë ukrainasit me kundërsulmin e tyre dhe si të përgatisim çështjen e garancive të sigurisë në negociatat që do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme, “tha ai.

“Unë gjithmonë kam thënë se në fund, arkitektura e sigurisë së Evropës do të duhet të mbrojë plotësisht Ukrainën. Por duhet të parashikojë gjithashtu mos-konfrontim me Rusinë dhe të rindërtojë një ekuilibër të qëndrueshëm të forcave”, shtoi ai, duke thënë, “Por ka ende shumë hapa që duhet të ndërmerren përpara se të arrijmë tek ajo”.

/GazetaSinjali/