image Macron: Putin refuzon t'i ndalë sulmet ndaj Ukrainës

Botë

Macron: Putin refuzon t’i ndalë sulmet ndaj Ukrainës

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Kryetema e kësaj telefonate ishte kryetema e javës së fundit – pushtimi rus i Ukrainës.

Pas kësaj telefonate është deklaruar vetë presidenti Macron, i cili tha se Putini po refuzon t’i ndalë sulmet ndaj shtetit të Ukrainës.

“Kam folur me presidentin Putin këtë mëngjes. Ai refuzon të ndalojë sulmet e tij ndaj Ukrainës në këtë pikë”, shkroi Macron në Twitter. “Është jetike të ruhet dialogu për të shmangur tragjedinë njerëzore.”

Në një postim tjetër në Twitter, Macron vazhdoi: “Mbajtja e dialogut për të mbrojtur njerëzit, marrja e masave që do të shmangin tragjedinë njerëzore, duke i dhënë fund kësaj lufte: ky është qëllimi i angazhimit tim përkrah Presidentit Zelensky dhe komunitetit ndërkombëtar. Unë jam dhe do të mbetem plotësisht i vendosur”.

/GazetaSinjali/