Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka propozuar sot që të organizohet një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë shkatërrimet e tërmetit që vrau më shumë se 50 njerëz në fund të muajit nëntor.
“Ne kemi nevojë për një konferencë solidariteti me Shqipërinë,” citohet të ketë thënë presidenti francez pas samitit të NATO-s në Watford, afër Londrës, raporton “Le Figaro”.
“Kjo konferencë, të cilën mund ta organizojë Franca, synon të mobilizojë ‘si partnerë publikë dhe privatë për të ‘organizuar rindërtimin’ pas tërmetit që la rreth 5.000 njerëz të pastrehë.”
Më 30 nëntor kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, falënderoi ekipet e shpëtimit nga jashtë, veçanërisht Francën./Gazeta Sinjali/