Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë, të mërkurën, se ka qenë në kontakt me autoritetet polake për të zbuluar rrethanat e shpërthimit me raketë në Poloni.
Ai tha se ka shprehur solidaritetin e tij të plotë aleatit të NATO-s, shkruan Reuters.
“Analiza është duke u zhvilluar”, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Bali.
Macron shtoi se kishte biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të shprehur solidaritetin e tij pasi vendi i tij u godit nga sulmet ruse.
Kujtojmë, se raketa që ra në një fshat polak në kufi me Ukrainë la të vdekur dy persona. Polonia dhe anëtarët e NATO-s ishin të kujdesshëm në reagimet e tyre menjëherë pas raportimeve të para, derisa të përfundonte një hetim i plotë.