image Macron pas Brexitit: Britania nuk do të ketë më të drejtat e njëjta

Botë

Botë/ Macron pas Brexitit: Britania nuk do të ketë më të drejtat e njëjta

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar të premten se ndonëse Franca ka dëshiruar të mbajë lidhje të forta me Britaninë e Madhe pas Brexitit, tani më nuk duhet të presë që të trajohet njësoj sikur kur ishte pjesë e BE-së.

Makron ka thënë se Britania u largua nga Bashkimi Evropian me dëshirën e popullit të saj, të cilët më nuk do t’i kenë as obligimet e as të drejtat e njëjta.

“Nuk mund të jetë brenda dhe jashtë”, ka thënë Macron, duke iu referuar Britanisë.

Presidenti francez ka thënë se ai do të mbrojë interesat e peshktatarëve, bujqve dhe punëtorëve francezë, në negociatat që do të zhvillohen në të ardhmen mes Britanisë dhe BE-së.

“Në këto negociata, të 27 vendet do të jemi të bashkuara”, ka thënë ai.

Lideri francez njihet për një linjë të ashpër ndaj Brexitit, që nga fazat fillestare të këtij procesi.

Pas largimit nga BE-ja më 31 janar, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian, mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.

Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/Gazeta Sinjali/