Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shpalosur vizionin e tij për Evropën e të ardhmes, një Evropë e shpejtësive të ndryshme në nivelin e brendshëm dhe krijimin e një komuniteti politik te Evropës si vizion kontinentin evropian për të përfshirë dhe vende si Ukraina, Gjeorgjia, apo Moldavia.
“Edhe nëse Bashkimi Evropian do t’i akordonte shpejt Ukrainës statusin e kandidatit, se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian do të merrte shumë vjet e padyshim shumë dhjetëvjeçare. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar presidenti francez.
Sipas Macron, të mos pranohej kjo, do të thotë që BE-ja të ulë standardet e anëtarësimit dhe të rimendojmë krejtësisht Evropën, si dhe parimet për të cilat Bashkimi Evropian është ekzogjenet edhe për vetë anëtarët e BE-së.
“Le të jemi të qartë. Bashkimi Evropian për nga niveli i tij i integrimit dhe ambicies nuk mund të jetë e vetmja përgjigje afatshkurtër e strukturimit të kontinentit evropian”, ka deklaruar Macron.
Sipas presidentit francez duhet gjetur një zgjidhje në emër të stabilitetit, prosperitetit të Bashkimit Evropian pa cënuar intimitetin e ndërthura midis shteteve anëtare të BE-së, shkruan abcnews.
“Presidenti francez propozon krijimin e një komuniteti politik te Evropës si vision për Evropën e të ardhmes, që do të mundësonte kombeve evropiane të ndajnë të njëjtat vlera për sigurinë, paqen, energjinë, transportin, investime të infastrukturës, të lirisë së lëvizjes dhe të rinjve. Pjesëmarrja në këtë organizatë nuk paragjykon detyrimisht anëtarësimin në BE, ashtu siç ajo nuk do të mbetej e mbyllur për ata që kanë dalë nga BE“, është shprehur Macron.
Ndërkohë, që presidenti francez ka ripërsëritur vizionin për anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor në BE. Ka shtete të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar në rrugën e anëtarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojnë me reformat.
Në konferencën e shtypit, presidenti Macron, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë pjesë e këtij komuniteti, ashtu si dhe Mbretëria e Bashkuar.