image Macron: Lufta në Ukrainë do të zgjasë, duhet t’jemi të përgatitur

Botë

Macron: Lufta në Ukrainë do të zgjasë, duhet t’jemi të përgatitur

news image

Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës, paralajmëroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar sulmet e shtetit rus në fqinjin e tij jugor.

Mund t’ju them një gjë këtë mëngjes: kjo luftë do të zgjasë”, tha Macron në panairin vjetor të bujqësisë në Paris.

“Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja. Duhet të jemi të përgatitur”, tha Macron.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur “në mënyrë të njëanshme” të rikthejë luftën në Evropë.

/GazetaSinjali/