image Macron: Kina të hapë tregun dhe të bashkëpunojë me Evropën

Botë

Macron: Kina të hapë tregun dhe të bashkëpunojë me Evropën

news image

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot Kinës ta hapë më shumë tregun e saj për kompanitë e huaja dhe të bashkëpunojë me Evropën për të luftuar kundër tensioneve të njëanshme, në sfondin e tensioneve tregtare në rritje.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, presidenti francez përshëndeti gjithashtu miqësinë franko-kineze duke inauguruar qendrën Pompidu të Shangait, vendosja e parë jashtë Evropës e muzeut të njohur të artit parizian.

“Kjo është hera e parë për një muze perëndimor, por kjo është vetëm një etapë”, deklaroi ai duke u bazuar në zhvillimin e marrëdhënieve mes Parisit dhe Pekinit në një dialog të kërkuar, në gjendje për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes perëndimorëve dhe lindorëve. /Gazeta Sinjali/