image Macron ia uron fitoren Bidenit: Le të punojmë bashkë, kemi shumë për të bërë për t'i kapërcyer sfidat

Botë

Macron ia uron fitoren Bidenit: Le të punojmë bashkë, kemi shumë për të bërë për t’i kapërcyer sfidat

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Joe Bidenin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tashmë Macron dhe Biden do të jenë homologë dhe presidenti francez përmes një postimi në Twitter e ka ftuar atë që të bashkëpunojnë.

Ai madje e ka paralajmëruar se ka shumë sfida që duhet të tejkalohen, prandaj kërkon marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë mes Francës dhe SHBA-së.

Amerikanët kanë zgjedhur presidentin e tyre. Urime Joe Bide dhe Kamala Harris. Kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku!”, ka shkruar Macron në Twitter. /Gazeta Sinjali/