image Macron gati për të zgjatur masat e izolimit në Francë deri në 10 maj

Botë

Pandemia/ Macron gati për të zgjatur masat e izolimit në Francë deri në 10 maj

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron është gati të njoftojë zgjatjen e masave të izolimit në Francë të paktën deri në 10 maj.

Sipas burimeve pranë presidentit lajmi do të njoftohet mbrëmjen e sotme nga vetë Macron.

Ai do të mbajë fjalimin e tij të tretë solemn për kombin që nga fillimi i krizës së Covid-19 dhe gjithashtu duhet të tregojë edhe mënyrën sesi do të startojë ekonomia pas mesit të muajit maj.

Deri tani në Francë numërohen rreth 133 mijë e 672 raste të identifikuar pozitiv me Covid-19 kurse numri i vdekjeve nga infeksioni është 14 mijë e 412./ Gazeta Sinjali/