image Macron: Evropianët nuk do të mbeten spektatorë në garën e armatimeve

Botë

Presidenti/ Macron: Evropianët nuk do të mbeten spektatorë në garën e armatimeve

news image

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi sot një strategji më të koordinuar mbrojtjeje në Bashkimin Evropian, ku Franca, e cila është e vetmja fuqi bërthamore e bllokut pas Brexit, do të luajë rolin kryesor.

Macron theksoi sesi Franca i konsideron armët e saj bërthamore si një parandalues të sulmeve të mundshme nga armiqtë luftënxitës, ndërsa pranoi se arsenali i saj bërthamor është reduktuar pas marrëveshjes së reduktimit të tij në më pak se 300 mbushje bërthamore.

Fjalimi i tij supozohej të reflektonte fuqi, dhe aktualisht Macron ka refuzuar një traktat për refuzim të mëtejshëm të arsenalit. Vendi ka njoftuar rritje të shpenzimeve ushtarake duke kërkuar të bëhet forca shtytëse për një BE sa më të bashkuar. /Gazeta Sinjali/