image Macron bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për sanksione të BE-së

Evropë

Macron bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për sanksione të BE-së

news image

Presidenti francez bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për sanksione të BE-së, shkruan CNN.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka dënuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putinit, për të njohur shtetet separatiste të Ukrainës lindore, thanë sot nga Pallati Elysée me anë të një deklarate për shtyp.

“Kjo është qartë një shkelje e njëanshme e angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe një sulm ndaj sovranitetit të Ukrainës”. Macron po kërkon “një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për miratimin e sanksioneve evropiane të synuara”, tha gjithashtu Elysée.

/GazetaSinjali/