image Macron anulon takimin me Johnson, e kritikon për mungesë serioziteti

Botë

Macron anulon takimin me Johnson, e kritikon për mungesë serioziteti

news image

Franca ka anuluar takimin e sotëm me Mbretërinë e Bashkuar për migracionin përmes kanalit anglez, pasi kryeministri Boris Johnson, kishte publikuar në Twitter, një marrëveshje me Francën për të rikthyer emigrantët.

Takimi i planifikuar i ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin me homologen e tij britanike Priti Patel, që është paraparë të zhvillohet të dielën, nuk do të ndodhë, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme në Paris, shkruan Blick, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë të dielës ishte planifikuar që Darmanin të takohet me përfaqësues të ministrive të brendshme nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika për të diskutuar situatën në kanalin anglez, ku dhjetëra persona vdiqën të mërkurën në rrugën për në Britaninë e Madhe, kur varka e tyre u përmbys.

Johnson kishte shkruar më parë në një letër duke bërë thirrje për një marrëveshje për marrjen e refugjatëve dhe se ky mund të jetë “hapi i vetëm” për të shkatërruar modelin e biznesit të bandave kriminale të kontrabandistëve. 

Macron nuk ishte shumë i kënaqur, duke thënë se nuk duhet komunikuar vetëm në Twitter, për këso gjërash dhe se po dyshon në seriozitetin e Boris Johnson’it.

Mosmarrëveshja për kalimet e paligjshme në Kanalin e Armëve nuk është pika e vetme e mosmarrëveshjes mes Londrës dhe Parisit. Peshkatarët francezë kishin paralajmëruar protesta në portin e Calais dhe në hyrjen franceze të Eurotunelit për të premten./GazetaSinjali/