Ministri i Jashtëm i Gjermanisë , Heiko Maas ka folur në një konferencë për media edhe për të ashtuquajturin dokument non-paper i cili u publikua nga një medium slloven, e ku pretendohet se kryeministri slloven Janez Jansha i ka propozuar Këshillit të BE-së ndryshim të kufijve në Ballkan, shkruan Gazeta Sinjali.
Maas ka thënë se dokumentin ‘non-paper’ duhet të mbetet si i tillë teksa ka shtuar se qeveria gjermane është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.
“Unë nuk e di nëse ka projekte të tilla. Ky besoj që është termi i duhur, duhet të mbetet një non-paper. Konstatimet për ndryshime të kufijve janë të tilla që qeveria gjermane i refuzon në mënyrë të theksuar. Ne e refuzuam edhe gjatë debatit të fundit në BE dhe askush brenda BE-së nuk mund ta imagjinonte që kjo të bëhet realitet”, deklaroi ai. /Gazeta Sinjali/