image Lyoni: Të tërhiqet vendimi për pezullimin, të kthehemi në fushë

Futboll

Futbolll/ Lyoni: Të tërhiqet vendimi për pezullimin, të kthehemi në fushë

news image

Klubi i Lyonit kërkon që të ndryshohet vendimi për pezullimin e sezonit në Francë për shkak të pandemisë COVID-19. Në një qëndrim zyrtar, skuadra e cila nuk ka mundur të kualifikohet as në Europa League nëpërmjet kampionatit, por që vijon të jetë në lojë në Champions (ka mposhtur 1-0 Juven në takimin e parë të fazës 1\8), thekson:

“Si mund të garantojmë që të gjitha klubet franceze do të jenë në gjendje ta përfundojnë sezonin pa dështuar? Si mund të konkurrojmë me kundërshtarët tanë të jashtëm, që në maxhorancë kanë vendosur të rinisin kampionatet e tyre? Si do të mund ta ngushtojmë hendekun mes futbollit francez dhe kampionateve të vendeve të mëdha në Europë?”

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, prej disa javësh po polemizon kundër vendimit të drejtuesve të futbollit francez për të ndërprerë sezonin, me arsyetimin e shmangies së rreziqeve mbi shëndetin, që mund të shkaktojë pandemia COVID-19. Ligue 1 është i vetmi kampionat i madh për meshkuj, që ka vendosur të mos rinisë. Bundesliga gjermane do të rikthehet me 16 maj, ndërsa Premier League La Liga parashikojnë të caktojnë së shpejti një datë për kthimin në fushë. Më shumë pasiguri paraqet Seria A.