image LVV zgjedh kryesinë e re: Kurti kryetar, Konjufca nënkryetari i parë

Politikë

LVV zgjedh kryesinë e re: Kurti kryetar, Konjufca nënkryetari i parë

news image

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje është zgjedhur kryesia e katërt e cila do ta drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Vetëvendosje janë:

Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

Sekretar Organizativ – Alim Rama

Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Ceku

Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim  – Arlind Manxhuka

Anëtarët e Kryesisë që u votuan sot:

Mrika Limani Myrtaj

Arbërie Nagavci

Alban Hyseni

Arben Vitia

Arbër Zaimi

Besnik Bislimi

Elvis Hoxha

Fatmire Mulhaxha Kollcaku

Fitore Pacolli

Hekuran Murati

Mytaher Haskuka

Saranda Bogujevci

Tinka Kurti

Vlora Haxhimehmedi

Xhelal Sveçla

Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

Albin Kurti, Kryetar i LV

Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

Alim Rama, Sekretari Organizativ

Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve

Albulena Haxhiu, GVV

Behar Jashari, RVV

Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së.

/GazetaSinjali/