Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në seancën e sotme ka votuar kundër të gjitha amendamenteve për Obiliqin, të cilat u propozuan nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Të gjitha këto projekte kanë qenë të rëndësisë së veçantë për komunën e Obiliqit.
Disa nga këto projekte janë, ndërtimi i çerdhes për fëmijë në fshatin Milloshevë, ndërtimi i rrugës “Avni Rrustemi”, Obiliq-Milloshevë e ndërtimi i urës automobilistike mbi lumin Drenica në Graboc.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha amandamentet për komunën e Obiliqit për të cilat ishte kundër LVV.
- Ndërtimin e kopshtit për fëmijë në fshatin Milloshevë.
- Ndërtimin e rrugës “Avni Rrustemi”, Obiliq-Milloshevë,
- Shtrirjen e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore, në Obiliq,
- Mbjelljen e drunjve dekorativ,
- Ndërtimin e urës automobilistike mbi lumin Drenica, në Graboc.
- Rindërtimin e rrugës Obiliq-Fushë Kosovë (Kryshefc-Nakarad).