image LVV kundërshton Lumezin për hetimet rreth vdekjes së Astrit Deharit - Sinjali

Drejtësi/ LVV kundërshton Lumezin për hetimet rreth vdekjes së Astrit Deharit

news image

Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar idenë e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi lidhur me vazhdimin e hetimeve për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Lumezi tha se Prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetojë këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u shpreh kryeprokurori.

Por Albulena Haxhiu nga LVV, përmes një konference për media ka kërkuar që rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale dhe jo nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Ne kërkojmë që prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e vrasjes së Astrit Deharit. E njejta prokurori nuk mundet pasi që ka humbur besimin dhe pasi që është involvuar në këtë rast të sjellë hetime objektive. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale të merr rastin”, ka thënë Haxhiu.

Familja Dehari ka pranuar sot raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës rreth vdekjes së djalit të tyre, Astrit Dehari.

Konkluzionet e raportit hedhin dyshime se Astrit Dehari mund të jetë vrarë. Në anën tjetër, sipas atyre konkluzioneve nuk përjashtohet mundësia që Astrit Dehari të ketë bërë vetëvrasje, por kjo sipas tyre është shumë pak e mundshme. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin