image LVV-ja deklarohet kundër votimit të projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së

Politikë

LVV-ja deklarohet kundër votimit të projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se partia e tij nuk do ta votojë projektligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, pasi sipas tij ky projektligj u nënshtrohet interesave personale të dikujt.

Por, ndal tij ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhi, e cila ka pyetur se pse ky projektligj po mbetet kohë pas kohe për të mos u votuar. “Nuk ka çare ky Kuvend pa ia dhënë dritën e gjelbër këtij projektligji. Është morale të mbrohen vlerat e luftës”, ka thënë Haxhiu.

“Mosvotimi në lexim të parë është pikërisht lojë, Rexhë”, ka thënë ajo, duke iu drejtuar Rexhep Selimit nga LVV-ja./Gazeta Sinjali/