Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së ish këshilltarit të SHBA-së për Siguri Kombëtare, John Bolton se presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, ishin ideatorë të shkëmbimit të territoreve.
Përmes një postimi në Facebook, LVV thotë se partitë e PLAN-it e kanë akuzuar LVV për paranojë, kur ata kanë folur për shkëmbimet e mundshme të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, teksa kanë publikuar një pjesë të fjalimit të Albin Kurtit të mbajtur në Kuvend lidhur me këtë çështje.
“Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjesht janë naivë por qëndrojnë pas këtij presidenti të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, thuhet në postim.
I dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell kishte thënë se është duke u përballur vazhdimisht me thashetheme për shkëmbim territoresh me Kosovës dhe Serbisë, po kjo nuk është politikë e Trumpit, por ajo çfarë kishte thënë Boloton.
Para disa ditësh, John Bolton përmes një interviste kishte pohuare ka udhëheqësit e të dy vendeve kishin shenja për shkembim të territoreve.
“Ka pasur shenja që në vitin 2018, se udhëheqësit donin t’i zgjidhnin këto çështje, sepse e kishin kuptuar se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik dhe as qëndrueshmëri, pa u normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Kjo shkaktoi polemika të shumta në të dyja vendet, por mua më dukej se ia vlente përpjekja. Një nga gjërat që po diskutonin ishte mundësia e një shkëmbimi territoresh”, kishte thënë Bolton në një intervistë për Shoqatën e Gazetarëve të Huaj në Shtetet e Bashkuara më 3 korrik. /Gazeta Sinjali