image “L*vire ti s'je për Kuvend” Ganimete Musliu publikon mesazhin e një qytetari, thotë se i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë

Politikë

“L*vire ti s’je për Kuvend” Ganimete Musliu publikon mesazhin e një qytetari, thotë se i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë

news image

Sot deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka pasur përplasje me ministrat e Qeverisë Kurti, atë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Si shkak i këtyre përplasjeve që deputetja Musliu ka pasur sot në Kuvend, ajo thotë se ka pranuar sharje e ofendime nga një qytetar.

Musliu e cila edhe tani ndodhet në sallën e Kuvendit të Kosovës ka publikuar një mesazh, të një personi me emrin, Jaha Podvorica i cili i ka shkruar në Facebook-un e saj, e ku i njëjti e ka sharë e ofenduar deputeten.

Deputetja e PDK-së pretendon se ky ofendim i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë Kurti.

“Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne Kuvend ku pata replika me dy Ministra, në mesazhe private ne Facebook mu versul një monster”, shkroi ajo

Tutje ajo ka kërkuar nga familjaret e të njëjtit të distancohen nga i njëjti. Sipas saj është shqetësuese të jetohet me persona të tillë

“Ftoj Bashkeshorten(nese e ka) Vajzat, rejat e ti dhe mbesat e ti qe të distancohen nga kjo monster Sepse për mua nuk është shqetesim kur një i tille shkruan në adresen time, unë shqetesohem për ato gra e vajza qe jetojne me te dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato???”, tha ajo.

/GazetaSinjali/