image Lutfi Haziri tregon nëse ka pasur përplasje në LDK gjatë përzgjedhjes së ministrave për Qeverinë Kurti

Kosovë

Politikë/ Lutfi Haziri tregon nëse ka pasur përplasje në LDK gjatë përzgjedhjes së ministrave për Qeverinë Kurti

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka pasur përplasje në parti gjatë përzgjedhjes së ministrave.

Haziri ka thënë se Vjosa Osmani nuk e ka kundërshtuar nominimin e Agim Veliut për ministër të Punëve të Brendshme.

“Me të thënë të drejtën as nuk është diktuar ajo çështje. Vjosa si emër dhe si përfaqësuese, si nënkryetare, kolege, ne kemi pas qëndrimin, thash në opsionin e parë me kanë përqafuese në qeverinë në pozicionin më të lartë. Me vetë faktin që dizajnimi edhe pjesa e marrëveshjes që ka ndodh në ndërkohë është përgatit ajo me qenë përfaqësuesja më e lartë e parterëve të koalicionit. Nuk  ka pasur përplasje në LDK, nuk i kualifikoj ashtu, emrat që janë prezantuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, janë pranu prej shumicës së madhe. Natyrisht që pritje kanë pas më shumë njerëz se këta që janë pjesë, asnjë lloj pakënaqësie, me vetë faktin që të gjithë e kanë votuar. Debat i mbrëmshëm sa i përket qeverisë ka qenë shumë i shkurtë” , ka thënë ai.

Haziri ka treguar se në LDK janë diskutuar 15 emra për ministra, por vetëm 6 prej tyre janë përzgjedhur për t’u emëruar në qeveri.

“Debat në LDK-së nuk ka pas, as reagim nuk ka pas, nëse sot e komunikojmë ne këtë angazhim, këtë proces politik, është e tepërt. Në as një mënyrë, unë dua me qenë kolegial edhe korret, se nuk ia ndërroj pamjen as një procesi politik. Ka qenë krejt në koloare dhe në nivel politike që LDK-ja e ka. Për emra të ministrave diskutim ka pas më shumë se 10, 15 emra, por 6 duhet me shku”, ka thënë më tutje ai.

Kryetari i Gjilanit ka deklaruar se nuk ka qenë i interesuar që të jetë pjesë e asnjë qeverie. /Gazeta Sinjali/