Mërgim Lushtaku, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu si kolegët e tij të partisë ka reaguar pasi kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi.
Osmani ka thënë se arsyeja pse e ka vendosur fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është se dëshiron që në zyre të ketë fotografinë e dikujt që e inspiron.
Por, sipas Lushtakut, fotografitë inspiruese mund të vendosen në tavolinën e punës.
Postimi i plotë i tij:
Kryeparlamentarja e sapo zgjedhur e filloi ditën e parë të punës së saj, me inatet e vjetra politike.
Nëse sipas interpretimit të Kryeparlamentares nuk po u definojka se në cilën pjesë të zyrës së saj të Kuvendit të vendoset fotoja e Presidentit aktual z. Hashim Thaçi, nuk do të thotë se mund të legjitimohet me gjithë respektin vendosja e ish Presidentit Rugova në ballë të zyrës së saj të Kuvendit ku zhvillohen takimet më të rëndësishme.
Fotografitë inspiruese mund të vendosen në tavolinën e saj të punës, kurse ato të cilat obligohen me ligj në vendin e merituar. /Gazeta Sinjali/