image Lushtaku i PDK-së: Abazi në Kopaonik është takuar me njerëz të BIA-s, prokuroria të ftojë presidentin për dëshmi

Politikë

Lushtaku i PDK-së: Abazi në Kopaonik është takuar me njerëz të BIA-s, prokuroria të ftojë presidentin për dëshmi

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ftojë presidentin, Hashim Thaçi, për të dëshmuar dhe për të dhënë më shumë detaje për takimin në Kopaonik që sipas tij ka ndodhur mes ish-zëvëndëskryeministrit,Haki Abazi, dhe njerëzve të shërbimit sekret të Serbisë (BIA).

“Dua të ngris një çështje për lidhjen e ish-qeverisë Kurti me njerëz të BIA-s. Kjo ka të bëjë me zëvëndëskryeministrin Haki Abazi…Bëj thirrje që prokuroria të ftojë presidentin Hashim Thaçi për të dhënë më shumë detaje për takimin e Haki Abazit me njerëzit e BIA-s në Kopaonik”, ka shtuar ai.

Gjatë kësaj seance, Lushtaku po ashtu foli për akuzën tjetër të presidentit Thaçi drejtuar ish-kryeministrit Abazi, sipas të cilit, ky i fundit e ka blerë këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i PDK-së ka pyetur sa sa i ka kushtuar ky post Abazit dhe me cilat para e ka blerë atë.

“Sa i ka kushtuar Haki Abazit blerja e postit nga Albin Kurti.  Me cilat para e kishte blerë atë në zyrën e kryeministrit”, ka thënë ai.

Deputeti Lushtaku gjithashtu ka thënë se Haki Abazi bashkë me shefin e stafit të Kurtit, sa ka qenë kryeministër, janë takuar me përfaqësuesin e zyrës së Marko Gjuriqit, Dejan Paviçeviq./Gazeta Sinjali/