image Lushtaku i ashpër pas videos së Vetëvendosjes: Ju jeni qyqarë

Politikë

Lushtaku i ashpër pas videos së Vetëvendosjes: Ju jeni qyqarë

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar ndaj video-mesazhit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje përmes së cilës kanë kritikuar opozitën, duke thënë se janë duke u rigrupuar dhe lufta e tyre ndaj shtetit ka kaluar në një nivel tjetër.

Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “mbrojtja më e mirë e LVV-së është sulmi”.

Ndërsa, kryeministrin e vendit Albin Kurtin e quan “dështak”.

Postimi i plotë i tij:

Mbrojtja më e mirë është sulmi! Kjo thënie i përshtatet më së miri Albin dështakut, i cili mundohet t’i mbuloj dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së tij me një video mesazh ku mundohet t’i hedh fajet tek opozita.

Qytetarë të dashur,

Ju që po përballeni çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, si pasojë e injorancës dhe arrogancës së Qeverisë Kurti II, ju që besuat në Vetëvendosjen për të qeverisur vendin, në qeverisjen e ashtuquajtur të SHPRESËS, tani është momenti i reflektimit, tani është momenti që t’i thoni MJAFT më demagogjisë, MJAFT më përrallave! 

“Qeveria Kurti i ka të gjitha në dorë, por ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në ringjalljen ekonomike, në shëndetësi, arsim, siguri, në luftën e shumë përmendur kundër korrupsionit, luftën kundër nepotizmit e me rradhë në fusha tjera.

Video mesazhet e tyre tregojnë vetëm një gjë, QË kanë humbur në qeverisjen e tyre imagjinare sepse realiteti iu ka dalë ndryshe, kanë D Ë S H T U A R dhe po D O R Ë Z O H E N, sepse nuk dijnë dhe janë QYQARË!

/GazetaSinjali/