image Lushtaku: Blerja e dronëve nga Turqia u bë e mundur vetëm falë respektit ndaj Thaçit

Politikë

Lushtaku: Blerja e dronëve nga Turqia u bë e mundur vetëm falë respektit ndaj Thaçit

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e dezinformon publikun duke mos treguar se cila ishte arsyeja që e bëri të mundur blerjen e tyre.

“Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi”, tha Lushtaku.

Lushtaku theksoi që kur ishte personalisht për vizitë në Turqi, kishte kërkuar që negociatat për dronët të përfundonin sa më parë.

https://www.facebook.com/mergim.lushtaku/posts/pfbid02mB35d1SSXHk5Q3wEoRsEemcQMC5NEkewrbQUDcNsaY2Z4FNMdrm61mhRjXKNZ4y4l?cft[0]=AZV_9Dvmziy730M–jAgo6_10U4uvKQMj_E9TtczYnWiflrRFVExjCmrlWVilescl52BnlACs19aAIt34H5hQ2sAo8NexzSidtVg8wFoPHL1EKsEnjBWdgpEZRZto273rjeQJWcvBkjwPyq8R3vtmyt2&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/