Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pas propozimit të sotëm të kryesisë së LDK-së.
“Do të vazhdojmë tutje sipas rregullave kushtetuese në vend, ne kemi thënë që të gjitha pozicionet kushtetuese në qoftë se partneri potencial vendos që të ndjekë këtë rrugë. I qëndrojmë propozimit të sotëm të kryesisë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/