image Lumir Abdixhiku reagon për sulmin me vezë ndaj Avdullah Hotit - Sinjali

Shkrim/ Lumir Abdixhiku reagon për sulmin me vezë ndaj Avdullah Hotit

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është sulmuar me vezë nga persona të panjohur, afër objektit të Qeverisë së Kosovës. Për këtë sulm kanë reaguar edhe disa deputetë të tjerë të Kosovës.

Për këtë akt, ka reaguar edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, duke e quajtur si akt të trishtë.

“Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë – si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë – me terma ‘tradhëtarë e shpihunë’! Është viti 2020’”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa, dyshohet se  arsyeja e sulmit ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin