image Lumir Abdixhiku prezanton shefin e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës

Kosovë

Post/ Lumir Abdixhiku prezanton shefin e kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës

news image

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Alban Zogaj do të jetë shef i kabinetit të tij në Ministri.

Ministri Abdixhiku ka thënë se Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit koordinimin e energjinë e domosdoshme.

“Si ekspert i ekonomisë, si ligjërues universitar, si menaxhues i jashtëzakonshëm, Albani me përvojën e tij 15 vjeçare në projekte brenda e jashtë vendit, do t’i sjellë ekipit tim koordinimin e energjinë e domosdoshme. Vlerat e tij të punës, etika e dija që në vete bartë ai, do të jenë asete për gjithë ekipin tim; për ministrinë, shoqërinë e Republikën”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157132573342759&set=a.10150389414962759&type=3&theater