image Lumir Abdixhiku flet për nënkryetaren e re të LDK-së, Shqipe Mjekiqin

Politikë

Lumir Abdixhiku flet për nënkryetaren e re të LDK-së, Shqipe Mjekiqin

news image

Shqipe Mjekiqi, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri janë nënkryetarët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në të cilën është zgjedhur edhe kryesia e re e partisë, në përbërje të së cilës janë 33 anëtarë.

E për nënkryetaren e vetme femër të LDK-së, ka folur Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Mjekiqi “mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.”

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane.

Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.

Mirë se vjen.

/GazetaSinjali/