image Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë

Drejtësi

Lumezi: Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve të lartë

news image

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka lavdëruar punën e këtij institucioni, duke thënë se puna e tyre po vërtetohet me rezultate konkrete.

Lumezi në konferencën vjetore të Prokurorëve tha se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse do të ketë injorim të interesave të përgjithshëm.

Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, tha Lumezi.

Kurse, duke folur për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror ai tha se kemi treguar që jemi në gjendje të reagojmë.

Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, u shpreh Lumezi.

/GazetaSinjali/