Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, temë kryesore e diskutimit ka qenë fuqizimi i sundimit të ligjit, konkretisht lufta ndaj korrupsionit në nivelin e lartë dhe krimi i organizuar, terrorizmit, krimeve të luftës si dhe zbatimi i ligjit për kompetencat të konfiskimit të pasurisë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Szunyog ka shprehur gatishmërinë që të ofroj ndihmën e nevojshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit.
“Në fund të takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka falënderuar Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë Prokurorit të Shtetit, si dhe kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellët që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Sinjali/