Përkundër statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës lidhur me rastet për posedim e shitblerje të drogës, numri i personave të cilët abuzojnë me këto substanca është duke u rritur.
Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në qytete të ndryshme, të cilët janë kapur me substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë, brenda 1 ore janë janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët janë kapur me substanca narkotike, të llojit marihuanë.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 30.03.2022-16:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr.Bejtush Gerbeshi, Prishtinë, 30.03.2022-17:30.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 3.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “
Edhe në Gjilan, në dy raste janë arrestuar dy persona, të cilëve gjatë kontrollit u kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë gati 4 gramë.
“Rr. Idriz Seferi , Gjilan, 30.03.2022-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.61.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Gjilan, 30.03.2022-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike me peshë prej 1.94.gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”
Në orët e mbrëmjes, Antidroga ka prangosur edhe një person në Ferizaj, e dy të tjerë në Pejë, të cilët dyshohen për posedim të narkotikëve.
“Rr. Ahmet Kaqiku,Ferizaj, 30.03.2022-23:10.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Besnik Lajqi, Pejë, 30.03.2022-19:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Rr.Vesli Klark, Pejë, 30.03.2022-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.”
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e kundërligjshme që qytetarët të blejnë, të posedojnë apo të shpërndajnë substanca narkotike.