image Lulëzon droga në Kosovë/ Kapet dilleri 23-vjeçar në Ferizaj, Policia i gjen ‘bari’ në trup

Siguri

Lulëzon droga në Kosovë/ Kapet dilleri 23-vjeçar në Ferizaj, Policia i gjen ‘bari’ në trup

news image

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj është arrestuar një 23-vjeçar pasi që dyshohej se ka kryer shitje të substancave narkotike.

Ai është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit trupor, tek i njëjti është gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, folje alumini për mbështjelljen e narkotikëve, peshore digjitale e cila shfrytëzohet për matjen e narkotikëve dhe qese të vogla plastike në të cilat paketohen sasitë e vogla të substancës narkotike.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar si përforcim një njësi patrulluese të cilët kanë arrestuar të dyshuarin si dhe kanë konfiskuar narkotikët dhe gjërat tjera që iu gjetën në trup.

23-vjeçari u shoqërua në Stacion Policor për intervistim ku është njoftuar edhe prokurori kujdestar e cila ka urdhëruar që ndaj tij të hapet rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/