image Lul Raka: Numri i rasteve të reja në Kosovë është lehtë i menaxhueshëm

Shëndetësi

Lul Raka: Numri i rasteve të reja në Kosovë është lehtë i menaxhueshëm

news image

Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se numri i rasteve të reja në Kosovë, edhe pse në këtë kohë ka pësuar rritje, është lehtë i menaxhueshëm, sepse sipas tij, nuk është tre shifror.

“Rastet e reja janë të menaxhueshme, situata është e menaxhueshme, kërkojmë kudjes. Kemi respiratorë më shumë se që kemi pasur para tre muaje”, është shprehur Raka.

Tutje, Raka tha se është konfirmuar se ai që kollitet dhe tështinë e bartë virusin.

“Është konfirmuar se personi që kollitet, teshtinë dhe ka temperaturë e bartë virusin”, thotë Raka.

“Këtë e ka konfirmuar CBC. Është një institucion më presitigjiozi në botë. Kjo për shkak të fondeve që ka. Në SHBA ka shumë raste. 25% janë persona që kanë qenë asimptomatik. Në atë moment SHBA e shpalli njoftimin që duhet të barten masat shtesë. Masat shtesë janë mburojat e ftyrës”, përfundoi Raka./ Gazeta Sinjali/