Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se është e mundur që ushtria e tij i ka ndihmuar emigrantët që ta kalojnë kufirin me Poloninë.
Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të hyjnë në BE nëpërmjet Bjellorusisë prej muajsh.
“Ne jemi sllavë. Ne kemi zemra. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani”.
“Ndoshta dikush i ka ndihmuar. Unë as nuk do ta shqyrtoj këtë”, ka deklaruar ai në një intervistë për BBC.
BE-ja, NATO-ja dhe SHBA-ja e kanë akuzuar liderin e Bjellorusisë se i kishte shtyrë refugjatët që të shkojnë në BE duke u thënë se e kanë hyrjen e lehtë. Lukashenko këtë e ka mohuar.
Ai ishte në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994 dhe ishte zgjedhur sërish vitin e kaluar, edhe pse kjo nuk u pëlqye nga BE-ja.