Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar një dhuratë të pazakontë për ditëlindjen e tij të 70-të sot gjatë ditës: një traktor, shkruan USNews.com.
Teksa liderët e disa shteteve ish-sovjetike u takuan në Pallatin Konstantin në Shën Petersburg, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i dha presidentit rus, Vladimir Putin, një çertifikatë të mjetit si dhuratë.
Lukashenko, lideri autoritar që ka udhëhequr shtetin ish-sovjetik me një dorë të fortë për më shumë se dy dekada, u tha gazetarëve se ai ka përdorur një model të tillë të traktorit në kopshtin e tij.
Është ende e paqartë se si u përgjigj lideri rus ndaj kësaj dhurate, që u bë e ditur nga zyra e Lukashenkos.